Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH: 102 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori

schedule16:29 - 5 Nëntor, 2023

schedule 16:29 - 5 Nëntor, 2023

OBSH thotë se ka dokumentuar 102 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori. Sulmet kanë rezultuar në 504 të vdekur, 459 të plagosur dhe dëmtime në 39 objekte dhe 31 ambulanca.

Më shumë se gjysma e spitaleve në qytetin e Gazës janë vënë nën zjarr dhe 10 nuk po funksionojnë, tha zyra e OBSH-së në territorin e pushtuar palestinez, raporton Sky News.

“Kujdesi shëndetësor nuk është një objektiv. OBSH bën thirrje për mbrojtjen aktive të civilëve dhe kujdesin shëndetësor,” tha organizata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!