“Objektivi ynë është Evropiani”, Asllani pas Suedisë: Luftuam shumë, bëmë një superndeshje

schedule22:16 - 25 Mars, 2024

schedule 22:16 - 25 Mars, 2024

Pritshmëritë ishin të larta, megjithatë fusha e blertë tregoi sërish se Shqipëria e ka tepër të vështirë, ndaj “gjigantëve” të futbollit evropian. Kësaj radhe, “Legjionarët” pësuan një tjetër humbje, të tretën që nga ardhja e teknikut Sylvinho, ku si kundërshtarë ishin “Vikingët” e Suedisë, me “skandinavët” që arritën fitoren 1 me 0, në “shtëpinë” e tyre, “Friends Arena”.

Ndër më të mirët e teknikut Sylivnho ishte talenti i mesfushës, Kristjan Asllani, i cili zhvilloi një performancë dinjitoze. Pas ndeshjes, “diamanti” i së ardhmes u shpreh se pavarësisht humbjes kanë zhvilluar një superndeshjes, teksa më tej e dërgoi gjithë vëmendjen në verë, teksa u shpreh se objektivi i tyre është Evropiani.

“Nuk shkoi që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi ynë është Evropiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë. Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë, mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë.

Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet. Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”,- u shpreh “ylli” i mesfushës së “Legjionarëve” dhe “Zikaltërve” të Inter. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!