Giuseppe Marotta është ndalur te merkato. Interi do të bëjë disa lëvizje në fund të sezonit dhe CEO i klubit është ndalur te dy futbollistë: afrimi i mundshëm i Sandro Tonalit dhe e ardhmja e Lautaro Martinez.
I pari është objektivi i madh i mesfushës dhe drejtuesi zikaltër pranon interesimin në një deklaratë për Cittaceleste. “Tonali është një djalë i ri dhe një futbollist shumë premtues. Ka një rresht të madh skuadrësh që interesohen për të, të shohim”, deklaron Marotta, i cili flet edhe për Lautaro Martinez.
Barcelona nuk heq dorë nga sulmuesi argjentinas, por Interi po reziston për momentin. “Gjithçka është ndalur. Nuk ka asnjë lajm për momentin në lidhje me Lautaron”, komenton shkurt zyrtari i zikaltërve. /abcnews.al