Real Madrid ka nevojë për qendërmbrojtës, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimet e Sergio Ramos (PSG) dhe Raphaël Varane (Manchester United).
Gjatë ditës së sotme u përfol për një interesim ndaj Antonio Rudiger, por jo vetëm. AS shkruan se Reali pëlqen edhe David Luiz, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Arsenali.
Braziliani ka një eksperiencë të madhe dhe Carlo Ancelotti e cilëson si zëvendësuesin perfekt të francezit Varane.
34-vjeçari latin kërkon me çdo kusht transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe ka bllokuar për momentin negociatat me klubet e tjera.
Media spanjolle shkruan se presidenti Florentino Perez po mendon t’i dhurojë një kontratë me një rrogë prej 3 milion eurosh në sezon. /abcnews.al