Manuel Locatelli dëshiron vetëm Juventusin. Sassuolo ka refuzuar ofertat e Arsenalit (40 milion euro+5 në formë bonusesh) dhe të Dortmund (35+bonuse), për t’i plotësuar dëshirën mesfushorit, i cili kërkon me çdo kusht kalimin te bardhezinjtë e Allegrit.
Takimi i fundit midis drejtuesve të dy klubeve italiane nuk ka sjellë akord. Diferenca mes palëve është 8-10 milion euro, me Sassuolon që kërkon 40 milion euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin, i cili fitoi Euro 2020 me Italinë mbrëmjen e së dielës.
. @arthurhromelo underwent a successful surgery.
Here are all the details
— JuventusFC (@juventusfcen) July 16, 2021
Në ditët e ardhshme do të zhvillohet një tjetër takim mes palëve, dhe Locatelli shpreson që Juventusi të paraqitet me ofertën e duhur. Ndërkohë, Arthur, mesfushori brazilian i “Zonjës”, ka kryer një operacion në këmbën e djathtë ditën e sotme.
Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë dhe 24-vjeçari latin do të qëndrojë pushim për rreth tre muaj. /abcnews.al