Objektivi i ri i Interit, Conte dëshiron “motorin” e Cagliarit

schedule15:12 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 15:12 - 13 Dhjetor, 2019

Objektivi i Interit është fitimi i titullit kampion. Antonio Conte kanë zhvilluar një kampionat super deri tani dhe kryesojnë Serie A me dy pikë më shumë se Juventusi. Drejtuesit e kanë të qartë që nevojiten përforcime për të mbajtur deri në fund këtë pozicion dhe tre emra janë në listat e tyre.

Gazzetta dello Sport raporton se pëlqehet shumë Nahitan Nandez. Mesfushori la Boca Juniors në verë dhe u transferua te Cagliari, aty ku po bën shumë mirë dhe ka ndihmuar ekipin sard të renditet në vend të katërt në kampionat.

Nahitan Nandez

23-vjeçari është një motor në mesin e fushës dhe karakteristikat e tij janë ideale për futbollin e Contes. Nandez ka disa probleme kotraktuale me Cagliarin dhe Interi po tenton të përfitojë. Nëse arrihet akordi, uruguaiani do të bashkohej te zikaltrit me dy patriotët e tij: Godin dhe Vecino. Dy emrat e tjerë që po ndiqen me kujdes janë Kulusevski i Parmës (në pronësi të Atalantës) dhe Marco Alonso i Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!