Milani tentoi një goditje të bujshme në momentet e fundit të merkatos, por nuk ia doli. Kuqezinjtë dërguan Suson në huazim te Sevilla dhe tentuan ta zëvendësonin spanjollin me Federico Bernardeschin.
Edhe më parë ishte përfolur për një shkëmbim Bernardeschi-Paqueta me Juventusin, por Calciomercato zbulon se drejtuesit e “Djallit” hoqën dorë nga ky shkëmbim dhe provuan të marrin sulmuesin e djathtë të kombëtares italiane.
Kohë nuk kishte shumë dhe gjithçka ngeci në formulën e këtij operacioni. Bardhezinjtë dhe 25-vjeçari ofensiv nuk u bindën nga propozimi i kuqezinjve. Në kushte të tillë Milani mbylli akordin me Anderlecht dhe afroi Alexis Saelemaekers. /abcnews.al