Objektivi i madh i mbrojtjes, Milani i rikthehet dëshirës së vjetër

schedule22:16 - 5 Mars, 2020

schedule 22:16 - 5 Mars, 2020

Dadot Upamecano vazhdon të mbetet një objektiv i madh i Milanit. Kuqezinjtë e ndjekin prej vitesh mbrojtësin e Leipzig, i cili ka një klauzolë largimi prej 60 milion eurosh. Konkurrenca për shërbimet e 21-vjeçarit francez është e madhe, por kuqezinjtë nuk dorëzohen.

Calciomercato raporton se klubi italian ka një plan. Drejtuesit e Milanit nuk do të blejnë Simon Kjaer, teksa në fund të sezonit pritet të shitet edhe Matteo Musacchio. Në stol pritet të ulet Ralf Rangnick. Gjermani ka punuar më parë te Leipzig dhe pritet të bindë francezin për të zgjedhur Milanin.

Shumë klube angleze janë të interesuara për Upamecano, i cili numëron 15 ndeshje të zhvilluara me Francën U21 dhe është një nga shkaqet e performancës fantastike të Leipzig, në kampionat dhe Champions League. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!