Kontrata e Dries Mertens me Napolin përfundon në fund të këtij sezoni dhe çështje e rinovimit ka mbetur pezull. Shumë klube janë të interesuara për sulmuesin belg, por ai i ka refuzuar ofertat deri tani dhe ka një dëshirë për të ardhmen.
Mediet italiane raportojnë se 32-vjeçari shpreson të mbyllë karrierën në jugun e Italisë dhe më pas do të nisë punën si drejtues, po te Napoli. Objektivi i madh i Mertens është të arrijë Marek Hamsik, i cili është goleadori më i mirë në historinë e klubit (121 gola), teksa Mertens e ndjek me tre gola më pak.
Shtatshkurtri është një nga lojtarët e preferuar të tifozëve dhe këta të fundit shpresojnë që ai të mos largohet nga ekipi i tyre i zemrës. /abcnews.al