Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Objektivi Higuain dhe “kunja” ndaj Romës, Immobile në super formë

schedule12:59 - 19 Janar, 2020

schedule 12:59 - 19 Janar, 2020

Ciro Immobile po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Lazios shënoi tre gola në fitoren 5-1 kundër Sampdorias dhe kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të Serie A me 23 realizime deri në këtë pikë të sezonit.

Statistikat e 29-vjeçarit janë fantastike, njësoj si të ekipit të tij. Lazio arriti fitoren e 11-të radhazi në kampionat dhe vijon të ndjekë hap pas hapi Juventusin dhe Interin. Immobile ka folur rreth situatës, teksa shpreson të thyejë rekordin e Gonzalo Higuain, i cili shënoi 36 gola me Napolin në sezonin 2015-2016.

Donim ta nisnim mbarë fazën e dytë dhe ashtu ndodhi. Ne nuk nënvlerësojmë askënd dhe u treguam të aftë. Jam krenar për shokët e skuadrës dhe duam t’u dhurojmë kënaqësi tifozëve.

Renditja? E shoh dhe dalloj që jemi +10 nga Roma. Rekordi i Higuain është shumë i bukur. Do e kem të vështirë ta thyej, por më këta shokë skuadre dhe këta tifozë, mund t’ia dal“, thekson sulmuesi italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!