“Objektivi është fitorja”, “fantazisti” i Zvicrës: E njohim mirë kundërshtarin

schedule15:16 - 28 Qershor, 2024

schedule 15:16 - 28 Qershor, 2024

Ishte padyshim një surprizë e madhe, si në elitën e futbollit italian, ashtu edhe në Kampionatin Evropian. “Fantazisti” zviceran, Michel Aebischer pritet jetë një forcë e shtuar, në formacionin e teknikut Murat Yakin, me “Helvetët”, që do të përballen mbrëmjen e së shtunës, me Italinë, në sfidën hapësë, të fazës së 1/16-ve, të Euro 2024.

Një ditë para sfidës mesfushori i Bologna ka dhënë edhe një prononcim të dhënë për mediat ku fillimisht u shpreh se duan të fitojnë dhe se nuk tremben nga italianët, teksa më tej shtoi se do të do të përballojnë ndeshjen ashtu siç kanë bërë në të gjitha sfidat e Grupit A.

“Ne i njohim italianët, vendin dhe kulturën e futbollit, kjo e bën gjithçka pak më të veçantë. Në fund është ndeshja e 1/16-ave dhe duam të fitojmë, pavarësisht nga ekipi Kombëtar me të cilin përballemi. Ne nuk mund të përballojmë të humbasim, është e qartë, por nuk mendoj se kjo do të thotë më shumë presion për ne. Ne do ta përballojmë ndeshjen siç bëmë me të gjitha në grupin tone. Objektivi është të fitosh, kjo nuk ndryshon asgjë”,- deklaroi Aebischer. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!