Giuseppe Marotta është ndalur shkurt te merkato. CEO i Interit ka folur rreth emrave që përfliten për të përforcuar skuadrën e Simone Inzaghit, që synon të mbrojë titullin kampion në Serie A.
Hector Bellerin (Arsenal) dhe Nahitan Nandez (Cagliari) janë futbollistët që pëlqehen nga klubi zikaltër, për të cilët flet Marotta për Sky Sport.
“Nuk e kemi nisur sezonin të plotë, mungojnë lojtarët që luajtën me kombëtaret. Është momenti t’i japim hapësira të rinjve ose atyre që do të transferohen në javët e ardhshme. Kjo është një fazë pune, duam të konfirmohemi si skuadra më e mirë në Serie A.
Bellerin? Duam të fillojmë nga grupi që kemi, që ka treguar se formon një skuadër të madhe dhe na kanë dhuruar shumë kënaqësi. Bellerin e ka vëmendjen tonë“, deklaron Marotta, i cili kalon edhe te “luftëtari” latin.
“Nandez është një lojtar shumë i respektuar, por nuk kemi nisur negociatat me Cagliarin. Për momentin nuk shoh në horizont bisedime dhe negociata shumë të shpejta. Po vlerësojmë gjithçka, por nuk duam të nxitohemi“, përfundoi drejtuesi i kampionëve të Italisë. /abcnews.al