Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, iu bashkua udhëheqësve evropianë dhe botërorë në nderimin e kancelares gjermane Angela Merkel në fund të samitit të saj të fundit të BE-së.
“Faleminderit! Bota i ka rezistuar shumë stuhive. Shumë njerëz, vajza dhe djem, burra dhe gra, kanë një model për t’u ndjekur në momente të vështira. Unë e di pse jam një prej tyre,” tha ish-presidenti amerikan në një video të postuar në Twitter.
Lexo edhe: Charles Michel: Këshilli Europian pa Markel si Roma pa Vatikanin
Këshilli Europian zhvilloi ceremoninë e lamtumirës për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila do të largohet përfundimisht nga skena politike. Merkel drejtoi Gjermaninë për 16 vite dhe cilësohet si “grua e hekurt”. g.v/abcnews.al