Ish-presidenti amerikan Barack Obama pranoi se presidenti demokrat Joe Biden pati një performancë “të dobët” në debatin e së enjtes mbrëma kundër republikanit Donald Trump, por vazhdon të mbështesë Biden.
“Në debate ka edhe netë të këqija. Më besoni, e di”, shkroi Obama në rrjetet sociale X. “Megjithatë këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka luftuar gjithë jetën për njerëzit e zakonshëm dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten e tij”. Obama tha në postimin e tij, duke shtuar: “Më fundit nata nuk e ndryshoi këtë.”
Bad debate nights happen. Trust me, I know. But this election is still a choice between someone who has fought for ordinary folks his entire life and someone who only cares about himself. Between someone who tells the truth; who knows right from wrong and will give it to the…
— Barack Obama (@BarackObama) June 28, 2024
/abcnews.al