Ditën e sotme në seancën plenare deputetët kanë diskutuar për vendimin e qeverisë për shtyrjen e emergjencës. Deputetja Hajdari është shprehur se nuk është dakord me vendimin për shtyrjen e emergjencës ndërsa i ka kërkuar ministres Balluku një sqarim për këtë çështje.
Gjithashtu Hajdari i është drejtuar edhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla se nuk ka asnjë arsye shkencore për të argumentuar këtë vendim.
Debati sot në seancën plenare:
Hajdari: Kritika ime ishte për faktin se kishte zero transparencë për qytetarët shqiptare.
Drejtuar zonjës Balluku Hajdari u shpreh se cila është arsyeja që sot ata që po riatdhesohen futen në hotele pa asnjë lloj mase? Zoti Balla nuk ka logjikë që kjo gjendje të shtyhet kur nuk asnjë arsye. “Mos më hajde këtu të më japësh lavdërime, se nuk kam nevojë për gjithë këtë madhështi”, tha Hajdari.
Balluku-Hajdarit: Jeni i vetmi person që nuk e ka kuptuar akoma. Vendimet janë marrë nga specialistët. Askush nuk mund të shkojë në shtëpi zonja Hajdari sepse nuk mund ti kontrollojmë të gjithë. Hotelet nuk janë më hotele, janë kthyer në struktura karantinuese. Kjo është mënyra më e mirë e karantinimit që ne mund të bëjmë.
Balla-Hajdarit: Zonja Hajdari kam 16 vite në këtë sallë dhe kurrë nuk flas pa letër para.
Balla: O zot na ruaj
Balla: Nuk janë 3 shtetet Rudina që kanë kërkuar delogimin. Rudina nuk janë 3, se 7 x7 nuk bëjnë 42 Rudina.
Kur të gjithë janë bërë bashkë për t’ju gjendur pranë të gjitha familjeve në nevojë, Ministrja e shëndetësisë nuk i ka parë fëmijët prej 40 ditësh për të ruajtur masat. 60 mijë dollarë paguan një parti politike për të sharë Shqipërinë.
Balla-Gjuzit : O zot ku e kishe mendjen kur të bëri ty./abcnews.al