“O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë së Elbasanit?” Policja e famshme me gjarpër në shtëpi fyen punonjësit e medias pas vrasjes së mbrëmshme

schedule20:01 - 18 Gusht, 2022

schedule 20:01 - 18 Gusht, 2022

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake ka reaguar me egërsi ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Ndërkohë, pasi e vrau në mes të qytetit, autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia, megjithatë sipas Kostanit ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin, raporton abcnews.al.

Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diploën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.

Më poshtë sjellim reagimin plotë tërbim të policës më të famshme në Shqipëri:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!