“O boosee! Na kënaqe moj!”, veshja e Choixx fut në sherr 3 konkurrentë

schedule22:55 - 13 Maj, 2022

schedule 22:55 - 13 Maj, 2022

Performanca e Choixx ishte e veçantë por jo për syrin e konkurrentëve. Entoleta tha se Choixx nuk kishte sjellë gjë me veshjen dhe performancën.

Pjesë nga debati:

Entoleta: Mua Choixx më këto plasmaset më duket sikur ato plasmaset që vihen në sera dhe kur vë atë shiritin kur thotë mos më vidh mua domatet. Nuk më jep asgjë.

Armida: Ti je shumë mirë dhe mos u mërzit se ky plasmasi kushton 5 mijë deri në 15 mijë euro nga Balenciaga.

Entoleta: Ti ngele duke vënë çmime. Ti na knaqe. Aman o, na kënaqe. O bose. O bose, na kënaqe moj. Po kjo bosja, nga doli? E ke seriozisht ti?

Armida: Bose, ose jo bose unë jam bërë vetë!

Entoleta: Bosi duket zemra, jo ta thuash ti me fjalë.

Armida: Pse dukesh ti?

Entoleta: Po dukem. Unë se jap veten si bose. Shpresoj të të dalë e keqja deri javës tjetër zemra.

Armida: Po rri o Entoleta, unë vesh gjëra origjinale.

Entoleta: Të sygjeroj të shikosh Instagramin tim dhe do e kuptosh veten tënde dhe mua.

Dea: Hajde mo se bosllëku i madh në Shqipëri. Të gjithë bukë me domate dhe qepë kemi ngrënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!