“Asnjë provë nuk ka ardhur ende nga Hamasi se Izraeli është përgjegjës për sulmin në spitalin në Gaza, në të cilin qindra njerëz u vranë javën e kaluar,” shkruan Neë York Times. Hamasi pranoi, në përgjigje të një pyetjeje nga gazeta amerikane, se ata nuk ishin në gjendje të lokalizonin komponentët e municionit në vendin e bombarduar.
Një përfaqësues i lartë i organizatës në pushtet në Rripin e Gazës shpjegoi se raketa që goditi spitalin u ‘tret si kripa në ujë’. Ministria lokale e Shëndetësisë gjithashtu nuk dha informacion për të mbështetur numrin e raportuar të vdekjeve 471. Izraeli pretendon se ishte një raketë e Xhihadit Islamik që goditi spitalin.