Kandidati republikan për president Donald Trump ka thënë privatisht se ai favorizon një ndalim mbarëkombëtar të abortit.
Qëndrimi do të shënonte një ndryshim të madh, pasi Trump prej vitesh ka shmangur të flasë qartë mbi çështjen e abortit në SHBA dhe ka refuzuar të mbështesë një ndalim mbarëkombëtar.
Presidenti demokrat Joe Biden, kundërshtari i Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shfrytëzoi menjëherë rastin dhe deklaroi se republikani kwrkon tju heqw tw drejtat tuaja.
“Siç ka deklaruar Trump, ai do të ulet me të dyja palët dhe do të negociojë një marrëveshje me të cilën të gjithë janë të kënaqur”, tha Carolyn Leavitt, zëdhënësja e Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Të drejtat e abortit do të dominojnë fushatën presidenciale të këtij viti dhe mund të jenë një disavantazh për Trump dhe republikanët.
Sipas raporteve, Trump nuk dëshiron ende të shprehë publikisht pikëpamjet e tij për këtë çështje për të shmangur largimin e më shumë konservatorëve, të cilët duan kufizime më të rrepta ose ndalim të plotë të abortit, derisa të fitojë nominimin presidencial republikan.
/abcnews.al