Adiola Lakra e cila u arrestua pak muaj më parë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Hekuran Billës është liruar nga qelia. Lakra u vu në pranga pasi akuzohet se kishte nxjerrë Billën në pritë në zonën e Komunës së Parisit, ku u ekzekutua teksa po ecte me automjetin e tij.
Gazetari Ermal Vija raporton për abcnews.al se gjykata i ka ndërruar asaj masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali u arrestuan pas ngjarjes, por që të dy e kanë mohuar përfshirjen. Adiola Lakra u përdor për të nxjerrë në pritë ish-të dënuarin, Hekuran Billa, i cili dyshohet se vra për hakmarrje, pasi ekzekutoi në Angli Prel Markun në 2006, vëllanë e të arrestuarit, Viktor Marku.
LEXO EDHE: Thrilleri në ekzekutimin e Hekuran Billës: E nxorri në pritë ish-e dashura, lidhje intime me hasmin
Për krimin, Billa ishte dënuar përjetë, por më pas përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, me vendim të gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet pas hekurave për lirimin e të dënuarve përjetë nga qelia. m.v/abcnews.al