Nxnësit e trevave shqipfolëse do të mësojnë me abetaren e përbashkët, gjuhëtarja tregon ndryshimet me tekstin e mëparshëm

schedule17:22 - 5 Shtator, 2022

schedule 17:22 - 5 Shtator, 2022

Me abetaren e përbashkët do të mësojnë nxënësit e klasave të para në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trevat shqipfolëse duke filluar nga ky vit shkollor.

Teksti i ri vjen pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, dhjetë vjet pas atij që u miratua në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.

Gjuhëtarja Mimoza Gjokutaj, bashkëautore e Abetares së njësuar, por dhe e tekstit të parë mbarëkombëtar ka treguar për Abc ndryshimet mes dy librave.

Fëmijët shqiptar do ta mësojnë A B C përmes lojrave dhe imazheve më tërheqëse. Rëndësi e veçantë i kushtohet leximit, drejtshkrimit dhe bukurshkrimit të shqipes.

Abetarja e re, tregon gjuhëtarja, synon të zhvillojë leximin dhe mendimin kritik të fëmijëve.

Ky do të jetë teksti i vetëm i abetares.  Ai do të jetë i shoqëruar me fletoren e punës ndërsa mësuesit do të kenë tekstin e tyre orientues. Abetarja e njësuar do të jetë dhe në platformën digjitale për t’u shërbyer të gjithë fëmijëve në trevat shqipfolëse. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!