Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe protestën e qytetarëve.
Përmes një deklaratë për mediat Policia e Shtetit thotë se hyrja me forcë e policisë në ambientet e Teatrit është bërë nga kundërshtimi i aktivistëve për tu larguar, ndërsa shton se mediat për dezinformojnë.
Reagimi i Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisë Tiranë.
Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesēs së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar.
Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kērkesës së Policisë për t’u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithē të tjerēve.
Policia e Shtetit u bën apel organizatorëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikimet e Aktit Narmativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të rendit që po kryejnë detyrën, tê mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarēve të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartē infeksioni nga Covid-19.
Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana ështē ende një Zonë e Kuqe në hartën epidemiologjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valē të re infeksioni në kryeqytet.