Nxjerrja e shqiptarëve nga kampi i ferrit, Çuçi dhe Nano në Liban

schedule16:20 - 25 Shkurt, 2021

schedule 16:20 - 25 Shkurt, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i anti-terrorit, Gledis Nano prej dy ditësh ndodhen në Liban. ABC mëson se udhëtimi është në kuadër të përpjekjeve për riatdhesimin e shqiptarëve që vijojnë të jenë në kampin “Al Hol”.

Në fund të vitit të kaluar ishte ish-ministri Sandër Lleshaj që finalizoi operacionin për nxjerrjen nga kampi të Floresha Rashës me tre fëmijët dhe Endri Dumanin.

Ndërkohë që në tentativën e radhës që po bëhet synohet riatdhesimi i gjitha grave dhe fëmijëve shqiptarë që ndodhen në këtë kamp./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!