Nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 55-vjeçari në Berat

schedule09:24 - 6 Nëntor, 2020

schedule 09:24 - 6 Nëntor, 2020

Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar pasi është kapur duke nxjerrje pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme në malin e Tomorit.

Njoftohet se në pranga është vënë  B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar. Po ashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë  P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec.

Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

55-vjeçari, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, ia ka shitur P. M., i cili u kap duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/