Nxirrnin gurë dekorativë nga Mali i Tomorrit, shpallet në kërkim babai i deputetit

schedule12:03 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:03 - 4 Gusht, 2020

Administratori i Subjektit që po kryente gërmime në malin e Tomorrit të shpallur në kërkim nga policia është Selim Qama, babai i deputetit Klajdi Qama.

Gjatë aksionit të policisë Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona.

Dyshohet se këta persona materialin e gurit  dekorativ të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Klajdi Qama është deputet i opozitës parlamentare i ardhur në Kuvend nga listat e LSI pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet./abcnews.al