Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri më i vogli i familjes Dumani, mister fati i së motrës

schedule15:32 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:32 - 26 Tetor, 2020

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi Al Hol është djali i vogël i familjes Dumani Endri Dumani. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti i ISIS.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme, ku nje pjesë e tyre janë nisur për në Shqipëri. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!