Nxirren pjesë të tjera të nëndetëses Titan, mes tyre edhe eshtra

schedule12:40 - 11 Tetor, 2023

schedule 12:40 - 11 Tetor, 2023

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mundur të nxjerrë mbetje të tjera nga nëndetësja Titan, e cila u shkatërrua duke u marrë jetën edhe personave që kishte në bord.

Sipas raportimeve, përpos pjesëve të nëndetëses janë gjetur edhe eshtra. Sa i përket eshtrave, ato janë dërguar për analiza të mëtejshme nga ekipet e mjekëve.

Misioni i rikuperimit, i kryer sipas një marrëveshjeje me Marinën e SHBA-së, ishte vazhdim i operacioneve fillestare të rikuperimit në fundin e oqeanit afërsisht 2574.95 km nga Titaniku.

Kujtojmë se Titani shpërtheu teksa po zbriste në ujërat e thella të Atlantikut të Veriut më 18 qershor.

Bordi Detar i Hetimit të Gardës Bregdetare tha se hetuesit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së dhe Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë iu bashkuan ekspeditës së shpëtimit dhe roja bregdetare po koordinohet me agjencitë ndërkombëtare hetimore për të caktuar një shqyrtim të përbashkët të provave për të përcaktuar hapat e radhës dhe testimin mjeko-ligjor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!