Nxënësja nga Kosova ngacmon ish-profesorin prej 4 vitesh, avokati: I shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë

schedule08:37 - 20 Shtator, 2021

schedule 08:37 - 20 Shtator, 2021

Një rast i paprecedentë raportohet para disa ditësh nga Suhareka e Kosovës, ku një nxënëse ngacmon seksualisht dhe përndjek vazhdimisht prej katër vitesh ish-profesorin e saj.

Në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit dhe vajza rrezikon deri në tre vite burg.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, avokati i palës së dëmtuar, Ruzhdi Gashi, që në këtë rast është profesori, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të.

Sipas Gashit, vajza dhe profesori kanë biseduar së bashku, por kjo e fundit përsëri nuk heq dorë, madje e ndjek çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë.

Profesori është i ri i pamartuar, ka prindër motra, vëllezër. Ish-nxënësja tani është në moshën madhore, është studente në vitin e dytë. Ai në polici e ka njoftuar në vitin 2018, ndërsa unë para një jave jam njoftuar për rastin.

Vajza thotë e dua dhe pranon fajin. Ne jemi në përpjekje bashkë me Prokurorinë e Shtetit që ta lejë të qetë profesorin të qetë.

Kanë biseduar më përpara dhe profesori ka thënë që nuk ndjen asgjë dhe i ka thënë të heq dorë. Kanë biseduar edhe me familjen, por vajza është e fiksuar. Ajo e bezdis, i shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë”, u shpreh avokati./abcnews.al