Nxënësi sulmon shokët me bombul zjarrfikëseje

schedule23:01 - 7 Maj, 2019

schedule 23:01 - 7 Maj, 2019

Shtatë nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, “Vasil Kamami” ne Elbasan kanë mbetur të lënduar pasi janë sulmuar me bombul zjarrfikëseje nga një bashkëmoshatar i tyre. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri banal, mesditën e sotme.

Mësohet se nxënësi ka marrë bombulën dhe pasi ka shtypur siguresën  ia ka drejtuar shokëve të cilët kanë pësuar dëmtime për shkak të kimikateve të saj. 7 nxënësit janë larguar në shtëpi pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë ka reaguar edhe drejtoria e shkollës dhe DAR Elbasan, të cilët bëjnë me dije se ndaj nxënësit në fjalë do të merret masë deri në përjashtim nga shkolla./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!