Mbrëmjen e sotme në Byro politike me gazetaren Juli Xhokaxhi, kanë qenë të ftuar Tomorr Alizoti, Ervin Bushati, Besnik Baraj, Fatbardh Kadilli. Të pyetur në lidhje me thirrjen e kreut të demokratëve Lulzim Basha në prokurori ata ndanë mendime të ndryshme. Qëndrim të ashpër ka mbajtur Tomorr Alizoti kundrejt Ervin Bushatit duke ngritur tonet e duke thënë se Sajmir Tahiri duhet të arrestohej. Sipas Alizotit edhe kryebashkiaku Veliaj është karagjoz.
Më poshtë biseda në studio:
Juli Xhokaxhi: Çështja e z. Basha. Në datën 20 Lulzim Basha nëse nuk do të paraqitet në prokurori mund të merret me forcë, kjo është thënë ditën e sotme, si e komentoni?
Tomorr Alizoti: E dija që gjithmonë sa herë ndodh një skandal ne e kthejmë në një bisedë teknike, unë mendoj që vendi po shkon në një përplasje dhe përballë një krize shumë të madhe. Në Shqipëri ky është perceptimi im. Nuk ka funksionuar asnjëherë politika dhe asnjëherë gjykata, por kanë qenë të pozicionuar në krah të të fortit. Prokuroria nuk ka marrë asnjë hetim për rastin e Durrësit dhe nuk ka për të marrë asnjë hetim edhe për përgjimet. Prokuroria po përdor një lloj “spini” për të shpërndarë qendrën e vëmendjes nga kriza e madhe politike duke tentuar me z. Basha. Gjë e cila do të prodhojë një krizë të madhe politike, gjë e cila nuk është e shëndetshme, nuk është e zgjuar për problemin që po vjen. Po hyjmë në një situatë politike të vetmit në Ballkan, në Europë po e po, por edhe në Ballkan, ku do shkohet në zgjedhje vetëm me disa njerëz fallco, vetëm një parti që është PS, do shkohet edhe pa president dhe vendi do shkojë në një kaos total, do kthehet në qindra vjet mbrapsh.
Ervin Bushati: Reforma në drejtësi nuk do ishte lundrim i qetë, nëse do bëhej tamam ashtu si e kanë iniciuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duke kombinuar sistemin rumun me atë kroat, do ketë arrestime dhe do bëhet nami. Ajo pjesë e politikës që e di që ka sindromën “Sanader”, që kur e di që po të vjen fundi dhe do të kapin nesër atëherë bën një krizë politike që të ndalosh gjithçka. Nëse reforma në drejtësi vazhdon dhe këta tani…..
Tomorr Alizoti: Çoje Saimir Tahirin në burg, pse nuk e çon mor? Kush e mbrojti, kush e mbron? Çoje në burg mos bëj filma, po flet si Erion Veliaj tani, lerë se është turp.
Ervin Bushati: Pse ca është Erioni, ça ke me Erionin?
Tomorr Alizoti: Erioni është karagjoz…./abcnews.al