Nvidia planifikon të investojë 100 miliardë dollarë në OpenAI të ChatGPT, dhe ta furnizojë atë me çipa për qendrat e të dhënave.
Kompanitë e njoftuan këtë veprim të hënën, duke shënuar një bashkim midis dy liderëve në Inteligjencën Artificiale, shkruajnë mediat e huaja.
Një burim pranë OpenAI thotë se marrëveshja do të përfshijë dy transaksione të ndara, por të ndërthurura: Nvidia do të investojë në OpenAI për aksione jo-kontrolluese dhe startup-i mund të përdorë paratë për të blerë çipa nga Nvidia.

