Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nusja rreh vjehrrin në Lezhë, arrestohet nga policia

schedule21:01 - 13 Shtator, 2020

schedule 21:01 - 13 Shtator, 2020

Një 40-vjeçare nga Lezha me iniciale Gj.B është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

Sipas policisë 40-vjeçarja është arrestuar pasi i ka shkaktuar dëme fizike 70-vjeçarit me iniciale Z.P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç”, njofton policia./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!