Nusja, letër të afërmve: Nuk jeni të ftuar në dasmë

schedule13:38 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:38 - 26 Tetor, 2021

Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë përgatitjes së një dasme. Stresi dhe ankthi për të bërë gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. “Kush nuk do të vijë?” Pyetje që kanë preokupuar shumë çifte. Megjithatë, një nuse australiane ishte e shqetësuar për një detaj të pazakontë në dasmën e saj.

Gruaja kërkonte të dinte një mënyrë të sjellshme për t’u thënë njerëzve të afërt që prisnin të ishin në listën e të ftuarve se nuk do të merrnin një ftesë për atë ditë të veçantë. Ajo tha se ka një familje të madhe por preferonte të kishte një dasmë të vogël.

“Do të doja një mënyrë elegante për të thënë ‘nuk të harruam, thjesht nuk mund të të ftojmë në ceremoni’”, është shprehur ajo. Por shumë thonë se kjo ide mund të duket shumë e vrazhdë. Përdoruesit e rrjetit shprehen se do të dukej më keq të dërgohej një “ftesë” dhe marrësi të lexonte se ai ose ajo nuk është i ftuar. /abcnews.al