Nusja nga Librazhdi që u kap në shtratin martesor me të dashurin thekson se nuk ndjehet tërësisht e penduar për tradhtinë ndaj bashkëshortit. Duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo shprehet se “ edhe është penduar dhe nuk është penduar”.
Pjesë nga biseda:
Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.
Je 20 vite?
Po!
Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.
Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi
Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.
Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?
Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë, me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.
Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.
Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.
Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.
Je penduar që nise një lidhje pa konsumuar martesën?
Edhe po edhe jo.
Kujt do t’i kërkosh falje?
Vetëm familjes sime. Atyre jo e jo.
Pse?
Mami më thoshtë gjithnjë bëj kujdes. Unë u kërkoj falje atyre për këtë gjë.
Rrogën ku e çoje?
Te prindërit e mi, sepse kishin nevojë. /abcnews.al