Analisti Andri Nurellari nga studio e Log. me gazetarin Endri Xhafo këtët të martë është shprehur se gara për kreun e ri të PD-së është risi.
Sipas tij tre kandidatët përballë Bashës janë figura aktive brenda partisë dhe që dëshirojnë që të dalin fitues.
Nurellari ka theksuar se gara e 13 qershorit është e njëjtë me atë të 2013 ku pjesë e kandidaturës ishte Sokol Olldashi.
“Unë mendoj se kjo është një garë kemi një risi krahasuar me kohët e mëparshme. Tre kandidatët përballë Bashës janë disa nga figurat aktive në PD. Partia Demokratike një garë të ngjashme ka pasur në kohën kur kandidoi Sokol Olldashi në 2013 dhe është një sfidë e vështirë për të sfiduar liderit në partitë tipike në vendin tonë.
Unë do të befasohesha nëse dikush do të merrte më shumë se Sokol Olldashi në 2013, unë besoj se do e fitojë Basha”, ka thënë Nurellari./abcnews.al