Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nunez në “pole-position”, Newcastle ka dy alternativa në rast se dështon pista e Benficas

schedule20:25 - 4 Maj, 2022

schedule 20:25 - 4 Maj, 2022

Objektivi numër një për të përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm për Newcastle mbetet Darwin Nunez. 23-vejçari i Benficas pëlqehet nga disa skuadra të mëdha, por me shumë gjasa e ardhmja e tij mund të jetë te “Shenjtorët” në Premier League.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, lojtari i Benficas mund t’iu kushtojnë sheikëve të Newcastle jo më pak se 100 milionë euro.

Po sipas të njëjtit burim, klubi anglez po shqyrton me detaje edhe dy alternativa të tjera në rast se dështon pista Nunez, të cilët janë njëkohësisht edhe më pak të kushtueshëm për xhepat e klubit.

Bëhet fjalë për Dominic Calvert-Lewin i cili luan me Everton dhe Patrick Schick  i Bayer Leverkusen. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!