Lajmi për një largim të mundshëm nga Barcelona të Lionel Messit, bëri bujë të madhe mbrëmë. “Pleshti” argjentinas duket gjithmonë e më larg klubit katalanas, me Manchester City që duket favorit për firmën e tij.
Por kjo gjë nuk i ka penguar ekipet e tjera të ëndërrojnë e të bëjnë shaka me postime epike në rrjetet sociale. Një të tillë për Messin e ka bërë klubi i Serie A, Sampdoria.
Dorianët postuan një foto të Messit dhe mbishkrimi ishte fantastik: “ Hera e fundit që kontrolluam, numri 10 është i lirë”. Ky postim shumë interesant, mori vëmendje të madhe në Twitter…/abcnews.al
Our No.? jersey was free last time we checked…#Messi pic.twitter.com/pVbksLjrFu
— Sampdoria English (@sampdoria_en) August 25, 2020