Numri i vrasjeve tejkalon të gjitha rekordet në Kosta Rika

schedule07:48 - 23 Shtator, 2023

schedule 07:48 - 23 Shtator, 2023

Numri i vrasjeve në Kosta Rika tashmë ka tejkaluar rekordin prej 654 të regjistruara vitin e kaluar në këtë vend të vogël të Amerikës Qendrore (me një popullsi prej 5.2 milionë banorësh). Të paktën 656 njerëz janë vrarë që nga fillimi i vitit, njoftuan autoritetet të premten, duke vlerësuar se numri në fund të vitit mund të shkojë në më shumë se 900 të vdekur.

Për dekada Kosta Rika konsiderohej si vendi më i sigurt në Amerikën Qendrore. Megjithatë, tani krimi është rritur në nivele shumë të larta.

Norma e vrasjeve pritet të rritet këtë vit në 16 për 100,000 banorë, nga 12,6 në 2022. Në provincën Limon, shkalla llogaritet të kalojë 33 për 100,000 banorë.

Autoritetet ia atribuojnë 2/3 e vrasjeve bandave që përleshen për kontrollin e trafikut të drogës.

Ministri i Rendit Publik Mario Zamora i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “nuk ka zgjidhje” për të luftuar krimin dhe se do të nevojiten një sërë nismash për të forcuar sigurinë. Zamora, i cili mori detyrën majin e kaluar, mbajti të njëjtin post nën qeverinë e Presidentit Tsinjiya (2010-2014) dhe ka një reputacion si një politikan i ashpër ndaj krimit.

Presidenti Rodrigo Chavez njoftoi një paketë kundër krimit në prill pasi shoqata kryesore e biznesit të Kosta Rikës paralajmëroi se një “gjendje e jashtëzakonshme kombëtare” përbënte një kërcënim për tërheqjen e investimeve të huaja dhe turistëve.

“Ka një luftë të pandërprerë për pushtet dhe burime,” tha presidenti i Kosta Rikës në një konferencë të fundit për shtyp, duke theksuar se fushata për të çmontuar bandat është një proces që kërkon kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!