Numri i viktimave për shkak të aksidenteve ajrore shënoi rritje gjatë 2020 pavarësisht pandemisë

schedule11:26 - 7 Korrik, 2021

schedule 11:26 - 7 Korrik, 2021

Numri i viktimave për shkak të aksidenteve ajrore ka shënuar rritje në 2020 pavarësisht reduktimit të fluturimeve për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan euronews

Sipas To70 me bazë në Holandë, janë raportuar 40 aksidente ajrore në vitin 2020, pesë prej të cilave ishin fatale, duke rezultuar në vdekjen e 299 personave. Një vit më parë, 257 njerëz humbën jetën në tetë aksidente fatale nga 86 aksidente gjithsej.

Rritja e viktimave vjen përkundër një rënie të mprehtë të fluturimeve në të gjithë botën.

Në përgjithësi, shkalla e aksidenteve fatale për avionët e mëdhenj komercialë është 0.27 për milion fluturime ose një aksident fatal për çdo 3.7 milion fluturime – një nivel i ngjashëm me mesataren e 10 viteve të fundit.

Gati 60%  e viktimave i atribuohen një ngjarjeje të vetme: rrëzimit të një avioni ukrainas mbi Iran në janar 2020, në të cilin mbetën të vdekur 176 pasagjerë dhe ekuipazhi. Autoritetet iraniane fillimisht mohuan që ata ishin të përfshirë në përplasje, por më pas pranuan se kishin ngatërruar avionit me një raketë.

Rrëzimi i avionit  erdhi disa ditë pas vrasjes së gjeneralit Qassen Soleimani nga një  një sulm me dron amerikan, në Bagdad. Një aksident ajror në Pakistan shkaktoi  98 persona në maj, ndërsa një tjetër në Indi në gusht shkaktoi 21 viktima.

Viti më i sigurt ishte viti 2017 ku u shënuan vetëm dy aksidente fatale me vetëm 13 viktima. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!