Numri i viktimave nga tuberkulozi po shënon rritje dhe arsyeja është Covid-19

schedule10:13 - 18 Tetor, 2021

schedule 10:13 - 18 Tetor, 2021

The Washington Post

Efektet e Covid-19, të cilat po bëhen gjithnjë e më të dukshme, priten të jenë edhe më të mëdha për sa i përket numrit të viktimave dhe mirëqenies. Vdekjet nga tuberkulozi shënuan rritje vitin e kaluar për herë të parë në më shumë se një dekadë, dhe shumë prej rasteve nuk u trajtuan.

Ajo që po ndodh është se Covid ka ushtruar presion në sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën për të gjitha sëmundjet e tjera. Për shkak se repartet dhe klinikat e spitaleve janë të tejmbushura dhe nuk mund të pranojnë dot më njerëz për shkak të kapacitetit të tejmbushur dhe vaksinimi i fëmijëve është pezulluar, ata janë  viktimë indirekte e pandemisë, por jo më pak rezultat i saj.

Para  se të shpërthente koronavirusi, tuberkulozi ishte shkaku kryesor i vdekshmërisë  në botë, duke shkaktuar më shumë viktima çdo vit sesa HIV/AIDS dhe malaria së bashku. Por tuberkulozi gjithashtu mund të parandalohet dhe shërohet. Tuberkulozi shkaktohet nga bakteri Mycobacterium tuberculosis, dhe përhapet nga njerëzit e infektuar përmes piklave të frymëmarrjes, raporton abcnews.al

Një tregues kryesor është numri i njerëzve të sapo diagnostikuar me sëmundjen. Numri i personave të infektuar shënoi rënie nga 7.1 milion në 2019 në 5.8 milion në 2020. Kjo të thotë se ekziston një hendek i madh i njerëzve që janë të infektuar, por që nuk e dinë që janë të infektuar ose nuk kurohen. Gjithashtu shumë më pak njerëz po kontrollohen dhe po qëndrojnë larg sistemeve të kujdesit shëndetësor të mbingarkuar për shkak të të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave, 10 milion njerëz janë infektuar me tuberkuloz vitin e kaluar. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vetëm 16 vende përbëjnë 93 përqind të rasteve të diagnostikuara dhe të raportuara, me Indinë, Indonezinë dhe Filipinet që janë më të prekurat.

Me qasjen e reduktuar në diagnozë dhe trajtim, numri i vdekjeve është në rritje. Raporti vjetor i OBSH- së për tuberkulozin , i publikuar të enjten, vlerëson se vitin e kaluar humbën jetën 1.3 milion persona, duke shënuar një rikthim në 2017 dhe rritjen më të lartë që nga viti 2005.

Gjithashtu është shqetësues fakti se shpenzimet globale për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e tuberkulozit gjithashtu shënuan rënie. Historia e tuberkulozit do të jetë pjesë e fushatave të tjera globale të shëndetësisë, duke përfshirë luftën kundër poliomielitit, malaries, HIV/AIDS.

OBSH dhe UNICEF raportuan  se 23 milionë fëmijë nuk patën mundësi të vaksinoheshin gjatë vitit të kaluar, që është 3.7 milionë më shumë se në vitin 2019. Shumica e këtyre, deri në 17 milionë fëmijë, nuk kanë pasur akses në vaksina.

Pandemia ka dëmtuar strukturën e jetës. Kur dhe nëse Covid “zbutet”, ata që vuajnë nga sëmundje të tjera do të duhet të presin për të marrë trajtimin dhe kujdesin e duhur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!