Numri i turistëve në Gjirokastër në rritje, bizneset nuk gjejnë staf/ Bizneset: S’kemi punonjës të kualifikuar

schedule11:53 - 23 Maj, 2023

schedule 11:53 - 23 Maj, 2023

Bizneset në Gjirokastër kanë shprehur shqetësimin se nuk kanë fuqi punëtore të kualifikuar. Gazetari Elidon Berberi tha në një lidhje live për ABC News se pavarësisht se numri i turistëve në këtë zonë është rritur, problematikë mbetet mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore.

Kjo për shkak të largimit të të rinjve jashtë vendit por edhe për faktin se zgjedhin të punojnë në qytetet bregdetare gjatë sezonit turistik. “Administratorët janë shprehur se pavarësisht ambienteve të shtuara dhe kontratave të kënaqshme që ata lidhin sërish stafi mungon”, raportoi gazetari.

Ndërkohë, sipërmarrësi Hysen Kodra tha për ABC News se forca punëtore e kualifikuar ka ikur. “Po i mbajmë njerëzit me fuqi të pakët punëtore. Na duhen vetëm njerëz të punojnë.”, tha ai. Ndërsa sipërmarrësi Qazim Tuqëi thotë se mundohen ta mbajnë biznesin me pjesëtarët e familjes.

“Jemi shumë mirë si asnjë vit tjetër. Pothuajse kapacitetet janë të mbushura. Thjesht duhet më shumë shërbim nga anët tona se turistët i kemi. Ne mundohemi sepse kemi edhe biznes familjar. Shumicën e personelit e mbulojmë vetë por është e vështirë për të gjetur njerëz për punë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!