Numri i talasemikëve ka rënë/ Mjekët: Kemi më pak raste të reja me këtë sëmundje

schedule15:30 - 8 Maj, 2024

schedule 15:30 - 8 Maj, 2024

Shqipëria renditet ndër shtetet me prevalencë të lartë të genit që shkakon talaseminë, sëmundjen e gjakut  që lind me individin  dhe e shoqëron atë  gjatë të gjithë jetës.

Por me rënien e lindjeve dhe  ndërgjegjësimin e  popullatës  mjekët thonë se ka rënë dhe numri I pacientëve të rinj.

“Rastet e reja janë në ulje. Kjo vjen si pasojë e emigracionit, uljes së lindshmërisë, por dhe  politikave të parandalimit.  Individët sot janë ndërgjegjësur për defektin që kanë trashëguar  nga prindërit  dhe duke e ditur  parandalojnë lidhjen në martesë të dy individëve bartës ose  parandalojnë lindjen e fëmijës kur nëna është shtatëzënë.”

Aktualisht rreth 200 persona me talasemi major, pjesa më e madhe mbi 18 vjeç, për të jetuar normalisht kanë nevojë për transfuzion gjaku, trajtim që  nevojitet çdo dy deri në katër javë.

Në ditën botërore të talasemisë e njëkohësisht  të Kryqit të Kuq  dhe Gjysmëhënës së Kuqe  mjekë dhe përfaqësues të  kësaj organizate i bëjnë thirrje qytetarëve për të dhuruar gjak.

“Vijnë duke u rritur dhe kanë nevoja më të mëdha gjaku në mënyrë që shpeshtësia e marrjes të jetë jo çdo një javë, por çdo 14 ditë ..  
Një individ falë këtyre dy shtyllave, transfuzionit dhe terapive orale që largojnë hekurin e akumuluar ju siguron një jetë të shëndetshme.”

“Sensibilizimi është rritur, por nevojat rriten në të njejtën kohë…  kur skanë informacionin e duhur mendojnë se mund tju bëjë keq ndërkohë që është  e kundërta, por dhe perceptimi si akt vullnetar, shqiptarët nuk kanë patur marrëdhënien dhe aq të  mirë me vullnetarizimin  se ka qenë më shumë një detyrë jo akt i marrë me ndërgjegje.”

Akualisht në Shqipëri  vetëm 25% e nevojave për gjak plotësohen nga dhurimet vullnetare,  75%  e gjakut dhurohet nga  familjarë  të atyre  që I nënshtrohen  ndërhyrjeve kirurgjikale.  Ndërkohë ndër  dhuruesit vullentarë të gjakut të parët renditën studentët, pas tyre moshat nga 40 në 55 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!