Numri i personave të zhvendosur brenda vendit arrin nivele rekord në mbarë botën

schedule08:38 - 11 Maj, 2023

schedule 08:38 - 11 Maj, 2023

Sipas të dhënave të publikuara të enjten dhe të raportuara nga Reuters, numri i personave të zhvendosur brenda vendit ka shkuar  në 71.1 milionë  në mbarë botën vitin e kaluar për shkak të konflikteve të tilla si lufta në Ukrainë dhe fatkeqësive klimatike si shirat e musonit dhe përmbytjet në Pakistan.

Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes me bazë në Gjenevë tha se kjo shifër përfaqësonte një rritje prej 20% që nga viti 2021.

IDMC tha se gati tre të katërtat e njerëzve të zhvendosur në botë jetojnë në 10 vende, duke përfshirë Sirinë, Afganistanin, Republikën Demokratike të Kongos, Ukrainën dhe Sudanit, për shkak të konflikteve që shkaktuan zhvendosje të konsiderueshme në 2022.

Lufta në Ukrainë detyroi 17 milionë persona të largoheshin vitin e kaluar.

“Konflikti dhe dhuna detyruan 28.3 milionë persona të shpërnguleshin brenda vendit në mbarë botën, një shifër tre herë më e lartë se mesatarja vjetore gjatë dekadës së kaluar,” tha kreu i IDMC.

Por pjesa më e madhe e njerëzve të zhvendosur vitin e kaluar 32.6 milionë ishte për shkak të fatkeqësive natyrore, duke përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe rrëshqitjet e dheut.

“Lufta në Ukrainë nxiti gjithashtu një krizë globale të sigurisë ushqimore që goditi më së shumti të zhvendosurit brenda vendit. Kjo stuhi e përsosur ka minuar progresin e bërë në vite në uljen e urisë dhe kequshqyerjes globale”, tha Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!