Japonia së fundmi ka shënuar rekord përsa i perket personave që kanë mbushur 100 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë.
Në një raport të Qeverisë japoneze thuhet se numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139.
Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra. Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet.
Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, prej kur Qeveria ka nisur t’i mbledhë të dhënat më 1963 atëbotë kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.
Japonia është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike, pas disa dekadave me regjistrim të plakjes së popullsisë dhe uljes së natalitetit. Popullsia e Japonisë është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe.
Ndërkohë vitin e kaluar numri i japonezëve është ulur për 801.000, duke arritur në 122.4 milionë, njëherësh ulja më e mprehtë në krahasim me periudhën kur kanë nisur të mblidhen të dhënat./abcnews.al