Një e moshuar nga Maryland që luan rregullisht llotari, këtë herë fitoi çmimin për herë ë tretë prej 50,000 dollarësh.
77-vjeçarja u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se ajo filloi të luante numrat 7-11-33-35-39 pasi i kishte parë në ëndërr.
“Besimi im është i fortë,” tha ajo. “Financat e mia janë të ngushta, kështu që unë u luta për to dhe më pas më dolën në ëndërr shifrat”.
Bileta e fundit fituese e gruas erdhi nga Williams Beer & Wine në Burtonsville. Ajo mësoi për fitoren e saj duke telefonuar në linjën e numrave fitues të lotarisë.
“Kur ata lexuan përsëri numrat e Bonus Match 5, unë thashë, ‘Epo, ata numra duken të njohur,” kujton ajo. “Por, unë nuk bërtita! E ruajta qetësinë.”
Sakaq, fituesja zbuloi se me paratë e saj do të paguajë disa punë dentare dhe do të bëjë pushime./abcnews.al