Kukësi ka filluar numërimin për kandidatët, megjithatë pasi janë numëruar disa vota ka patur një problem me sistemin duke bërë që numëruesit ta shtyjnë atë për në orën 07:00 të ditës së sotme.
Gazetari Gëzim Hilaj raporton për abcnews.al se në Kukës janë gjetur një numër i madh fletësh të pavlefshme. KZAZ ka shpallur 2188 fletë të pavlefshme.
Numëruesit kanë mundur të hapin vetëm një kuti sa i përket kandidatëve ku udhëheqin Gerta Duraku dhe Halim Dauti. /abcnews.al