Numërohen mbi 245 mijë vota në Tiranë, si ndahen votat mes PS, PD dhe LSI

schedule22:20 - 26 Prill, 2021

schedule 22:20 - 26 Prill, 2021

Vijon procesi i numërimit në Tiranë. Deri më tani  Partia Socialiste kryeson rezultatin. Nga 1243 qendra votimi janë numëruar 637 prej tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PS ka marrë 115171 ose 49.01 %. Partia Demokratike ka rikuperuar votat. Aktualisht PD ka 91033 vota ose 38.74 %.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka 13755 vota përkthyer në 5.85 %.

Ajo që vihet re është shifra e lartë e votave të pavlefshme. Sipas të dhënave deri më tani kanë rezultuar 9353 vota të pavlefshme, ndërsa të vlefshme 245127. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!