Numërohen kutitë e para, kush udhëheq me vota nominale mes demokratëve në Tiranë

schedule21:34 - 27 Prill, 2021

schedule 21:34 - 27 Prill, 2021

Ka filluar tashmë numërimi i votave edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës duke nxjerrë rezultatet e para. Deri më tani janë numëruar 13 kuti ku mes demokratëve udhëheq me vota personale Belind Këlliçi me 361 vota, i ndjekur  nga kryedemokrati Lulzim Basha me 163 vota. Në vend të tretë deri më tani, teksa numërohen kutitë e para, është Agron Shehaj me 135 vota.

Këto janë vetëm kutitë e para, ndërsa pritet që të numërohen edhe 1230 kuti të tjera për të patur një pasqyrë të saktë të mbështetjes që kanë kandidatët mes qytetarëve. /abcnews.al