Numërohen 88% të kutive, sa vota kanë marrë PS, PD, LSI, e PSD?

schedule06:34 - 27 Prill, 2021

schedule 06:34 - 27 Prill, 2021

Vijon me ritme të larta numërimi i votave në të gjithë vendin tonë. Deri më tani janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave.

Megjithëse së fundmi ka humbur një mandat, Partia Socialiste vijon që të kryesojë zgjedhjet e vitit 2021 në rang kombëtar, me 72 mandate, ose 48.62%. Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 39.2%  duke siguruar 59 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim në këto zgjedhje deri më tani ka siguruar 6 mandate duke marrë 6.86% të votave. LSI së fundmi e ka siguruar mandatin e 6 në qytetin e Durrësit. Një surprizë ka rezervuar edhe Partia Social Demokrate, duke marrë 3 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste e Shqipërisë 72 mandate,  653706 vota, 48.62%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, 59 mandate, 527018 vota, 39.2%

Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 mandate, 92248 vota, 6.86%

Partia Socialdemokrate, 3 mandate, 30018 vota 2.23%

Partia Nisma Thurje, 8603 vota, 0.64%

Partia Bindja Demokratike, 7261 vota, 0.54%

Partia Lëvizja për Ndryshim, 6893 vota, 0.51%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, 4050 vota, 0.3%

Partia Lëvizja e Re, 3809 vota, 0.28%

Partia Aleanca Demokracia e Re, 3249 vota, 0.24%

Partia Balli Kombëtar, 1734 vota, 0.13%

Aleanca Bashkimi Popullor, 1377 vota, 0.1%./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!