Në Maqedoninë e Veriut kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve. Vihet re diferenca e ngushtë mes LSDM të Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE.
Nga përpunimi i rezultateve në 2,274 vendvotime deri në orën 23:00, respektivisht nga rreth 60 deri në 65 për qind e vendvotimeve është në avantazh koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja me 36.78 për qind.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE me 35.71 për qind, BDI me 10.34 për qind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.16 për qind.
Partia e Majta ka 4.15 për qind, Integra 1.38 për qind dhe PDSH 1.33 për qind./abcnews.al